Higuain u drejton gishtin e mesëm tifozëve të Barcelonës
Arena

Higuain u drejton gishtin e mesëm tifozëve të Barcelonës

13 Shtator 2017 | 11:42

Sulmuesi argjentinas nuk ka reaguar mirë ndaj vërshëllimave të tifozëve katalanas.

Gonzalo Higuain nuk është i mirëseardhur në Camp Nou, pas së kaluarës së tij me Real Madridin.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, El Pipita është vërshëllyer nga tifozët e Barcelonës, kurse në minutën e 87-të teksa dilte nga fusha pas zëvendësimit, ai u tregoi gishtin e mesëm tifozëve të Barçës, transmeton KosovaPress.

Juventusi pësoi një humbje të thellë prej 0:3 nga Barcelona, kurse Higuain ishte një prej më të dobëtëve në fushën e lojës. /

Më të lexuarat

Tribuna

Email