Herrera po ndiqet nga AC Milan
Arena

Herrera po ndiqet nga AC Milan

12 Shkurt 2018 | 10:50

AC Milan është duke e ndjekur mesfushorin e Manchester Unitedit, Ander Herrera.

Sipas mediave italiane, Herrera është shfaqur objektiv për gjigantët italianë AC Milan, pasi ‘Rossonerët’ do t’i ofronin mundësi më të mëdha spanjollit që të luaj në ekipin e parë”, shkruan KosovaPress.

Herrera duket se në fund të këtij sezoni do ta mbyll aventurën në ‘Old Trafford’, pasi që Jose Mourinho nuk është duke i dhënë hapësirë të madhe tek ‘Djajtë e Kuq’.

Raportohet së Milan është duke u përgatitur që të nis negociatat me Unitedin për 28 vjeçarin, i cili është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.

Më të lexuarat

Tribuna

Email