Hazard flet për Realin
Arena

Hazard flet për Realin

16 Prill 2017 | 15:50

Eden Hazard ka bërë të ditur se është i lumtur te “Blutë e Londrës”
Anësori i Chelseat, Eden Hazard, thotë se është i lumtur në Londër me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2020, por nuk ka hedhur poshtë mundësinë e largimit – me klubet si PSG-ja e Real Madridi që duan me çdo kusht blegun.

“Kur nuk është PSG-ja, është Real Madridi, ndoshta më pas është Bayern Munichu… çuditërisht vitin e kaluar nuk u diskutua për asnjë ekip”, tha Hazard, pas spekulimeve se po kërkohet nga Reali e PSG-ja.

“Mund po ashtu të kem ambicie të luaj edhe në klube tjera. Por nuk jam i fokusuar në të ardhmen, dua të përfundoj vitin sa më mirë me Chelsean. Kom kontratë deri në vitin 2020. Tani për tani, jam këtu dhe i lumtur”, shtoi Hazard

Më të lexuarat

Tribuna

Email