Hamilton nuk ndalet, fiton edhe në Japonia GP
Arena

Hamilton nuk ndalet, fiton edhe në Japonia GP

08 Tetor 2017 | 10:13

Lewis Hamilton me Mercedes ka arritur fitore edhe në garën për çmimin e madh të Japonisë, duke u afruar shumë afër titullit.

Britanezi tani e ka ngritur në 59 pikë diferencën me rivalin për titull, Sebastian Vettel, i cili në garën në Suzaka u detyrua të tërhiqet që në etapën e gjashtë, raporton KosovaPress.

Në vendin e dytë përfundoi Red Bulli i Max Verstappen, ndërsa podiumin e kompletoi Red Bulli tjetër i Daniel Ricciardo-s.

Pas kësaj fitoreje, Hamilton mund të sigurojë titullin e kampionit të Formula 1, pas dy javësh, në garën e Austin, në SHBA.

Më të lexuarat

Tribuna

Email