Guardiola përgatit ofertë për Sanchez
Arena

Guardiola përgatit ofertë për Sanchez

06 Dhjetor 2017 | 13:37

Manchester City nuk heq dorë nga sulmuesi i Arsenalit.

Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali, por ende nuk dihet nëse ai do të largohet në janar apo gjatë verës si lojtar i lirë.

Manchester City i Pep Guardiolës, e kërkon kilianin qysh në janar edhe pse gjatë verës do të mund ta merrte si lojtar të lirë.
Sipas Indepentent, City është i gatshëm të paguajë 50 milionë funte që ta ketë Sanchezin në ekip gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kryesuesit e Premier Ligës, patën shfaqur interesim të madh për Sanchez edhe gjatë verës, por me insistim të Arsene Wenger, ai ka mbetur tek Arsenali.

Më të lexuarat

Tribuna

Email