Gjilani shtang Trepçën ’89, s’ka gola në Gjakovë, Drita e fortë për Drenicën
Arena

Gjilani shtang Trepçën ’89, s’ka gola në Gjakovë, Drita e fortë për Drenicën

17 Shtator 2017 | 18:05

Vëllaznimi dhe Feronikeli kanë luajtur pa gola të dielën në Gjakovë, në sfidën kryesore të javës së pestë të elitës së futbollit tonë.

Në një atmosferë të zjarrtë, gjakovarët dhe drenicasit kanë prodhuar një lojë mjaft të mirë, me raste nga të dy skuadrat, sidomos nga nikoqirët, por ndeshje u mbyll me rezultatin më të padëshiruar në lojën e futbollit, 0-0.

Ndërkohë, Gjilani e ka mposhtur Trepçën ’89 midis ‘Riza Lushta’, me rezultat 1-2. Kapiteni Shpëtim Idrizi (39’) zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar ‘Minatorët’ në epërsi prej 1-0, kurse, Ylber Kastrati (50’) më një super-gol barazoi shifrat në 1-1, derisa Armend Thaçi (78’) ia siguron pikët e plota skuadrës gjilanase nga ky udhëtim i vështirë

Kapiteni Shpëtim Idrizi (39’) zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar ‘Minatorët’ në epërsi prej 1-0, kurse, Ylber Kastrati (50’) më një super-gol ia siguron një pikë gjilanasve nga ky udhëtim i vështirë, raporton KosovaPress.

Ndërkohë, Drita arrin fitoren e dytë këtë sezon të garave, duke mposhtur Drenicën, me rezultat bindës prej 3-0. Përparim Livoreka (57’), Kastriot Rexha (66’) e Gërbeshi (68’) nga penalltia, shënuan për fitoren e gjilanasve.

Superliga / Java e Pestë

Rezultatet

Vëllaznimi-Feronikeli 0-0

Drita-Drenica 3-0

Trepça ’89-Gjilani 1-2

Dje

Flamurtari-Liria 0-0

Prishtina-Vllaznia 2-1

Llapi-Besa 2-0

Tabela

1.Llapi 11

2.Prishtina 10

3.Feronikeli 9

4.Gjilani 9

5.Vëllaznimi 8

6.Liria 7

7.Drita 7

8.Besa 6

9.Trepça ’89 6

10.Drenica 4

11.Vllaznia 3

12.Flamurtari 2

Më të lexuarat

Tribuna

Email