Gjashtë lojtarë që Guardiola dëshiron ti bashkohen Cityt
Arena

Gjashtë lojtarë që Guardiola dëshiron ti bashkohen Cityt

16 Prill 2018 | 10:11

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj Liverpoolit, pavarësisht se kanë fituar titullin në Ligën Premier, Pep Guardiola, tashmë ka filluar të mendojë për tregun e transferimeve.

Pep është fokusuar kryesisht në qendër mesfushorët dhe lojtarët me tipare sulmuese, ai tashmë ka përpiluar një listë prej gjashtë lojtarësh sipas The Sun.

I pari është mesfushori mbrojtës i Napolit, Jorginho, pastaj Julian Weigl i Borussia Dortmundit dhe Eder Militao i Sao Paulos.

Në sulm, Thomas Lemar i Monacos dhe Riyad Mahrez i Leicesterit janë dy kërkesat për krahët e sulmit.

Ndërsa i riu i Bayern Leverkusenit, Leon Bailey, është gjithashtu në listë, për të zëvendësuar kohë pas kohe dyshen Sergio Aguero – Gabriel Jesus.

Man City ishte thjesht i pakonkurrencë në sezonin 2017/18 në Ligën Premier dhe në rast se përforcohet ende, me siguri kështu do të jetë edhe në sezonin e ri.

Më të lexuarat

Tribuna

Email