Giggs i sigurt: Bale një ditë do t’i bashkohet Manchester Unitedit
Arena

Giggs i sigurt: Bale një ditë do t’i bashkohet Manchester Unitedit

08 Gushtë 2017 | 19:56

Legjenda e ‘Djajve të kuq’, ka dhënë mendimin e tij për të ardhmen e Gareth Bale.

Ryan Giggs beson se një ditë Gareth Bale do ta veshë fanellën e Manchester United, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë në këtë afat kalimtar.

Legjenda e futbollit uellsian thotë se bashkëkombësi i tij, nëse kthehet në Angli, do ta bënte këtë vetëm për Unitedin, transmeton KosovaPress.

“Nuk mendoj se mund të ndodhë që këtë vit ta shohim Bale në Old Trafford, por një ditë besoj se ai do të vijë në Manchester”, ka thënë ai.

“Nëse Bale do të kthehet në Angli, janë disa skuadra që e duan, por unë e shoh si futbollist të Unitedit”.

“Ai aktualisht është duke luajtur në njërin prej klubeve më të mëdha në botë dhe nuk shoh ndonjë arsye për t’u larguar nga Reali”, ka përfunduar Giggs.

Më të lexuarat

Tribuna

Email