Francesco tregon mënyrën si e mposhti Barcelonën
Arena

Francesco tregon mënyrën si e mposhti Barcelonën

11 Prill 2018 | 11:40

Eusebio Di Francesco beson se ai i meriton lavdet për eliminimin e Barcelonës nga Champions-i, edhe pse zakonisht fajësohet i pari kur skuadra e tij humbet.

Trajneri Di Francesco zgjodhi një ndryshim të lojës së të tijve, vendosjen me modulin 3-4-2-1 dhe beson se ky ishte çelësi për të marrë një rezultat kaq pozitiv, me Nainggolan dhe debutuesin e Ligës së Kampionëve, Patrik Schick, që e mbështetën me përkushtim Edin Dzeko.

Kam marrë fajin për humbjet dhe disa fjalë të papëlqyeshme në mediat sociale, kështu që mund t’i marr edhe meritat për një fitore si kjo, – tha trajneri i Romës për “Mediaset Premium”. – E vërteta është se e bëra këtë zgjedhje për të krijuar më shumë gjerësi, për të lejuar më shumë kundërsulme dhe për të sjellë shpejtësi” deklaroi trajneri i skuadrës romake.

Më të lexuarat

Tribuna

Email