Fassone: Milani do të bëjë 2-3 blerje gjatë verës
Arena

Fassone: Milani do të bëjë 2-3 blerje gjatë verës

13 Prill 2018 | 14:08

Klubi italian do të bëjë përforcime në repartet ku çalon më shumë. CEO i Milanit, Marco Fassone ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku ka treguar planet e klubit për të ardhmen.

Sipas tij skuadra këtë herë nuk do të ketë nevojë për blerje të shumta të lojtarëve, ashtu siç kanë bërë një vit më parë, por do të mjaftohet me 2-3 futbollistë për të kompletuar ekipin.

“Do ta konsolidojmë skuadrën. 80-90 për qind e lojtarëve kanë përmbushur pritshmëritë që kemi pasur për ta. Megjithatë ne nuk kemi mundur të shpenzojmë 240 milionë euro pa shitur ndonjë lojtar tjetër”, ka thënë Fassone.

“Mirabelli ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Tani do të bëjmë edhe disa përmirësime në ekip dhe tifozët mund të presin 2-3 lojtarë të cilët do të vijnë në pozitat të cilat ne i konsiderojmë si më të dobëta në ekip”, ka theksuar ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email