Evra nuk do të pensionohet
Arena

Evra nuk do të pensionohet

12 Nëndor 2017 | 12:40

Patrice Evra nuk e ka ndërmend të pensionohet edhe pse është suspenduar për shtatë muaj nga garat evropiane.

Francezi e ‘shkelmoi’ një tifoz kur ishte duke u përgatitur për lojë në ndeshjen e Evropa Ligës ndaj Vitoria Guimaraes, dhe për këtë arsye u suspendua nga UEFA, transmeton KosovaPress.

Pas këtij vendimi, edhe skuadra e tij Marseille vendosi që t’ia ndërpresë kontratën atij.

Edhe pse tashmë 36 vjeçar, agjenti i tij, Federico Pastorello, ka bërë të ditur se ai nuk e ka ndërmend që të pensionohet, duke thënë se shumë ekipe e kanë kontaktuar atë.

I pyetur nëse ka mundësi që ai të transferohet te Napoli, për shkak të lëndimit të Faouzi Ghoulam, ai nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, por ka pohuar se kjo lëvizje është e vështirë të ndodhë.

Evra do të mund të luante në Serie A, por jo edhe në Ligën e Kampionëve.

Më të lexuarat

Tribuna

Email