El Clasico nuk do të zhvillohet më në Spanjë, por jashtë Evropës?
Arena

El Clasico nuk do të zhvillohet më në Spanjë, por jashtë Evropës?

08 Shtator 2017 | 14:47

El Clasico në mes të Real Madrid dhe Barcelonës mund të luhet në Pekin aose New York dhe nuk bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, por për një sfidë të kampionatit

Kjo hipotezë është hedhur nga e përditshmja financiare “Financial Times”, sipas së cilës, drejtuesit e La Ligas po e studiojnë seriozisht mundësinë që një pjesë e ndeshjeve të kampionatit të luhen jashtë kufijve të Spanjës, me Kinën dhe SHBA që duken shtetet e preferuara.

“Duam që të rrisim reputacionin tonë në arenën ndërkombëtare. Po diskutojmë për mundësinë që disa ndeshje të kampionatit të luhen jashtë Spanjës. Sigurisht, është vetëm fillimi, por La Liga e mbështet këtë ide”, mësohet të ketë deklaruar Presidenti i La Ligës, Javier Tebas.

Real Madrid dhe Barcelona këtë verë luajtën mes tyre në Miami në kuadër të International Champions Cup, një sfidë kjo që solli në shkallët e impiantit 66 mijë shikues, pa harruar këtu audiencën televizive.

Më të lexuarat

Tribuna

Email