Edhe një miqësore për Shqipërinë
Arena

Edhe një miqësore për Shqipërinë

16 Prill 2018 | 12:43

Pas ndeshjes me Uellsin, më datë 20 nëntor,tashmë është konfirmuar për t’u luajtur miqësore tjetër nga kuqezinjtë e drejtuar prej Christian Panuccit.

Kësaj here, skuadra kombëtare e futbollit do të përballet me Jordaninë, më 10 tetor, po në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, do të luhet në periudhën kur zhvillohen sfidat e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të “UEFA NATIONS LEAGUE”, si dhe dy ballafaqimet miqësore.

Federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe zyrtarizojnë sot zhvillimin e ndeshjes miqësore Shqiperi-Jordani.

Më të lexuarat

Tribuna

Email