Arena

E konfirmon Wenger: Shkëmbimi Sanchez – Mkhitaryan është shumë afër

18 Janar 2018 | 11:57

Trajneri i Arsenalit ka dhënë një lajmin për shkëmbimin e dy lojtarëve me Manchester United.

Alexis Sanchez te Manchester United, kurse Henrikh Mkhitaryan në Arsenal.Ky do të jetë shkëmbimi mes dy klubeve angleze, që janë shumë pranë marrëveshjes.

Lajmin se gjithçka po shkon drejt arritjes së marrëveshjes, e ka konfirmuar Arsene Wenger, i cili ka thënë se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Sanchez do të përfitojë tashmë një pagë prej 350 mijë funtesh në javë, shto këtu edhe të drejtat nga imazhi prej 100 mijë funte në javë, si dhe një shumë prej 7.5 milionë funte në vit për 4 vitet e ardhshme.

“Nuk kam ndonjë problem me Sanchezin. Ai u stërvit me ne edhe dje. Ai është 29 vjeç dhe kontrata e re është shumë e rëndësishme për atë si lojtar. Ne bëmë maksimumin që mund të bënim. Kalimi te United mund të ndodhë, por edhe mund të dështojë”, u ka thënë Wenger gazetarëve.

“Kam 30 vite që merrem me transferime lojtarësh. Me shumë gjasa kalimi do të kryhet. E lashë jashtë grumbullimit për Bournemouthin, sepse transferimi ishte thuajse i realizuar. Ndoshta mund të ndodhë tani, ndoshta brenda 24 ose 48 orëve”, ka theksuar francezi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email