E konfirmon klubi: Martinez kërkon të transferohet tek Interi
Arena

E konfirmon klubi: Martinez kërkon të transferohet tek Interi

08 Shkurt 2018 | 13:13

Talenti argjentinas është afër finalizimit të transferimit në Serie A.

Presidenti i klubit argjentinas Racing Club, Victor Blanco ka konfirmuar që Lautaro Martinez, ka shprehur dëshirën të luajë me Interin dhe se marrëveshja mund të finalizohet për 27 milionë euro.

20-vjeçari pëlqehet edhe nga dy klubet spanjolle Real e Atletico Madrid, por vetë lojtari preferon transferimin te zikaltërit, kjo edhe faktin se ai është bindur nga dy legjendat e Interit, Javier Zanetti e Diego Milito.

“Lautaro Martinez dëshiron të shkojë te Interi”, ka thënë Blanco për Fox Sports Argentina.

“Ne duam ta bëjmë të lumtur, por ai do të qëndrojë këtu deri në qershor. Kjo marrëveshje do të mbyllet për 27 milionë euro”.

“Momentalisht jemi duke negociuar për përqindjen që do ta kemi në rast se Interi vendos ta shesë më vonë. Ai pritet të ketë një klauzolë prej 110 milionë eurosh dhe kjo do të sillte të ardhura të mira për klubin”, ka theksuar ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email