E kisha opsion transferimin në Arsenal, thotë Mbappe
Arena

E kisha opsion transferimin në Arsenal, thotë Mbappe

07 Shtator 2017 | 12:07

Kylian Mbappe e ka pranuar se është takuar gjatë verës me menaxherin e Arsenal, Arsene Wenger për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm në ‘Emirates’.

“Jam takuar me Wenger, dhe ai është një menaxher i madh. Arsenal ishte një opsion për mua, por natyrisht qëllimi im kryesor ishte PSG”, ka theksuar Mbappe.

18 vjeçari është transferuar si huazim një vjeçarë nga Monaco në PSG këtë verë, por që ky transferim do të bëhet permanent në vitin e ardhshëm, për 165 milionë funta, raporton KosovaPress.

Më të lexuarat

Tribuna

Email