Dybala-Sassuolo 3-1
Arena

Dybala-Sassuolo 3-1

17 Shtator 2017 | 14:33

Paulo Dybala ishte i pandalshëm në fitoren 3-1 të Juventus-it, përballë Sassuolo-s.

Sulmuesi argjentinas realizoi het-trik (16’, 49’, 63’), për të arritur në kuotën e tetë golave në katër ndeshjet e para në Serie A, shkruan KosovaPress.

Golin e vetëm për ekipin e Sassuolo-s e shënoi Matteo Politano (51’).

Kjo është fitorja e katërt e ‘Zonjës së Vjetër’, në katër ndeshje, dhe tani gjenden në krye të tabelës së Serie A, me 12 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Interi.

Në anën tjetër, Sassuolo ka vetëm një pikë, në katër ndeshje të luajtura.

Më të lexuarat

Tribuna

Email