Del Piero i kërkon Dybala-s t’i ndjekë hapat e tij
Arena

Del Piero i kërkon Dybala-s t’i ndjekë hapat e tij

07 Tetor 2017 | 15:28

Alessandro Del Piero ka thënë se Paulo Dybala ka gjithçka që duhet për të qëndruar te Juventusi gjatë gjithë karrierës së tij.

Sulmuesi argjentinas e mori numrin 10-të këtë sezonë, numër ky të cilin më parë e kishte bartuar legjenda Del Piero, i cili është i gëzuar me këtë fakt, duke e këshilluar Dybala-n që të ndjekë hapat e tij dhe të qëndrojë te ‘Zonja e Vjetër’ deri në fund të karrierës.
“Jam shumë i lumtur, numri 10 nuk ishte prona ime. Edhe më parë e kishin bartur lojtarë të mëdhenj si, Baggio, Sivori dhe Platini, dhe tani po e bartë një superyll, i cili shpresoj se do të qëndrojë te Juventusi gjatë gjithë jetës”, ka thënë Del Piero.

Del Piero ka qenë pjesë e skuadrës italiane për 19 vite, duke mos u larguar edhe kur ekipi u detyrua të luajë në Serie B, pas skandalit të Calciopolit në vitin 2006.

Më të lexuarat

Tribuna

Email