Debutimi i Neymar mund të shtyhet edhe për një javë
Arena

Debutimi i Neymar mund të shtyhet edhe për një javë

09 Gushtë 2017 | 14:45

Sulmuesi brazilian ende nuk ka marrë dokumentacioni ne transferimit nga Barcelona.

Debutimi i shumëpritur i Neymar me Paris Saint-Germain mund të shtyhet edhe për një javë tjetër.

Mediat franceze raportojnë që transferimi ndërkombëtar nuk ka shkuar në zyrat e PSG, kështu që reduktohen shanset për ta parë brazilianin në fushë këtë të diel kundër Guingamp, transmeton KosovaPress.

Siç shkruan L’Equipe ka kohë deri mesnatën e së shtunës që PSG ti dërgojë Ligës Franceze të Futbollit dokumentin që do t’i dorëzohet nga Federata Spanjolle, por te Barcelona ende nuk kanë lëvizur për të lëshuar transferin, duke krijuar përshtypjen se katalanasit me qëllim e zvarrisin këtë çështje, si shenj hakmarrjeje për largimin e Neymar nga Camp Nou.

Më të lexuarat

Tribuna

Email