De Sciglio një muaj jashtë fushave të gjelbra
Arena

De Sciglio një muaj jashtë fushave të gjelbra

20 Shtator 2017 | 16:18

Agjenti i Mattia De Sciglio-s, Donato Orgnoni, e ka konfirmuar se mbrojtësi i Juventus-it do të kthehet nga lëndimi brenda 3-4 javëve të ardhshme.

Përfaqësuesi italian u lëndua gjatë humbjes 3-0 të ‘Zonjës së Vjetër’ nga Barcelona, në Ligën e Kampionëve, dhe nuk do të jetë i gatshëm për lojë, këtë muaj, raporton KosovaPress.

“Ai pësoi një lëndim në Ligën e Kampionëve, por do të rikthehet brenda 3-4 javëve të ardhshme”, ka thënë Orgnoni.

De Sciglio u transferua nga Milani te Juventus gjatë afatit kalimtar veror të këtij viti.

Më të lexuarat

Tribuna

Email