De Laurentiis ‘ngacmon’ Juventus-in
Arena

De Laurentiis ‘ngacmon’ Juventus-in

07 Tetor 2017 | 15:03

Presidenti i Napoli-t, Aurelio De Laurentiis, e ka ngacmuar Juventus-in duke thënë se ata duhet të jenë të shqetësuar nga forma e ‘Napolitanëve’.

‘Zonja e Vjetër’ e ka fituar titullin e Series A në gjashtë sezonet e fundit, por këtë vit gjenden dy pikë prapa Napoli-t të cilët e kanë filluar sezonin në mënyrë fantastike, me shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para.

“A e ka bërë starti jonë nervoz Juventus-in? Më shumë se nervoz, do isha i shqetësuar. Ata e kanë humbur Bonuccin, nuk e zëvendësuan kurrë Pirlon, dhe e shitën Pogban, që unë nuk do e shisja asnjëherë”, ka theksuar De Laurentiis.

Napoli e kryeson tabelën e Series A me 21 pikë pas shtatë ndeshjeve, ndjekur nga Juventusi dhe Interi që i kanë nga 19 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat

Tribuna

Email