De Boer shkarkohet nga Crystal Palace
Arena

De Boer shkarkohet nga Crystal Palace

11 Shtator 2017 | 16:39

​Klubi londinez ka larguar nga puna holandezin Fran de Boer.

Starti i dobët i sezonit nga Crystal Palace në Premier Ligë ka sjellur edhe ‘viktimën’ e parë.

Trajneri holandez Frank de Boer është shkarkuar nga detyra pas rezultateve negative në katër xhirot e para. Crystal Palace ka humbur katër ndeshjet e para dhe renditet në fundin e tabelës, transmeton KosovaPress.

Klubi ka njoftuar prishjen e marrëveshjes me ish-trajnerin e Interit, i cili edhe te zikaltërit ka qëndruar për vetëm një periudhë të shkurtër, pasi ishte shkarkuar për të njëjtën arsye sikurse te Crystal Palace, që ishin rezultatet e dobëta të ekipit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email