David Goffin fiton titullin e dytë brenda dy javësh
Arena

David Goffin fiton titullin e dytë brenda dy javësh

08 Tetor 2017 | 13:06

Tenisti belg, David Goffin, i 11-ti në klasifikimin botëror, ka fituar të dielën në Tokio titullin e tij të dytë brenda dy javësh, duke dominuar në finale ndaj francezit Adrian Mannarino, i 31-ti në klasifikimin botëror, me dy sete, 6-3, 7-5.

Në moshën 26-vjeçare, ai fiton kështu titullin e 4-t në karrierën e tij, i dyti ketë sezon në katër finale të luajtura, pas suksesit të arritur javën e kaluar në Shenzen.

Të hënën ai do të hyjë në Top 10 botëror (N.10). Me ketë rezultat, belgu ka shumë shanse për të marrë pjesë në Masters në Londër, që zhvillohet nga 12 deri me 19 nëntor, ku angazhohen tetë tenistët më të mirë të vitit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email