Crespo: Icardi nuk ka arsye të transferohet te Reali
Arena

Crespo: Icardi nuk ka arsye të transferohet te Reali

12 Dhjetor 2017 | 8:38

Ish-sulmuesi argjentinas, Hernan Crespo mendon se ylli i Interit, Mauro Icardi nuk ka arsye të transferohet në Real Madrid.

Icardi është i lidhur me kalimin tek gjiganti spanjoll, por sipas Crespos, Icardi ndihet mirë tek ‘Nerazurët’ dhe nuk ka arsye të largohet.

“Reali Madrid është super, por Mauro është i ri, është kapiten, tifozët e duan shumë, ai e do klubin. Atëherë pse të largohet?”, ka thënë Icardi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email