Coutinho nuk luan ndaj Cityt
Arena

Coutinho nuk luan ndaj Cityt

09 Shtator 2017 | 8:39

Futbollisti brazilian nuk është ftuar për ndeshjen e nesërme.

Philippe Coutinho është kthyer në Angli dhe ka nisur stërvitjet me Liverpoolin pas angazhimeve me kombëtaren e Brazilit.

Pas dështimit të transferimit të tij në Barcelonë, ai edhe këtë sezon do të luajë me ekipin nga Jurgen Klopp.

Megjithatë trajneri gjerman nuk e ka ftuar për ndeshjen e nesërme ndaj Manchester Cityt pasi që nuk dëshiron ta rrezikojë lojtarin pas disa problemeve që ai ka pasur në shpinë.

“Coutinho ka luajtur pak edhe me Brazilin në të dy ndeshjet. Ka mundur të luante edhe ndaj Cityt për disa minuta, por pas një bisede që kam pas me të kemi vendosur ta lë jashtë për këtë sfidë”, ka theksuar Klopp.

Ndeshje mes Cityt dhe Liverpoolit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30.

Më të lexuarat

Tribuna

Email