Chelsea me ofertë për Emerson Palmierin
Arena

Chelsea me ofertë për Emerson Palmierin

18 Janar 2018 | 13:00

Kampionët e Premier Ligës kërkojnë përforcime në repartin defensiv.

Chelsea ka nisur ofertën e parë në adresë të Romës për mbrojtësin Emerson Palmieri.

“Blutë” kanë paraqitur ofertë konkrete te Roma për shërbimet e 23-vjeçarit. Formula e transferimit është ajo e huazimit më të drejtë blerjeje të lojtarit për 20 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë problemi qëndron te Roma, pasi oferta e Chelseat nuk është bindëse për klubin verdhekuq, që dëshiron të paktën 25 milionë euro për të lejuar largimin e lojtarit nga kryeqyteti italian.

Më të lexuarat

Tribuna

Email