Cavs nuk kanë të ndalur, triumfojnë edhe ndaj Chicagos
Arena

Cavs nuk kanë të ndalur, triumfojnë edhe ndaj Chicagos

05 Dhjetor 2017 | 11:07

Nënkampionët e NBA janë këndellur nga starti i dobët i stinorit.

12 janë fitoret radhazi të Cleveland Cavaliers, që e kanë ndezur gazin për të treguar se dështimet në fillim të stinorit ishin vetëm një rastësi.

Cavaliers këtë herë luajtën në udhëtim te Chicago Bulls dhe pa vështirësi triumfuan 113:91.

Një paraqitje të mrekullueshme patën Dwayne Wade dhe Kevin Love me nga 24 pikë, kurse LeBron James shtoi 23 të tjera.

Por pozita e parë në Lindje vazhdon t’i takojë Boston Celtics, që fitoi ndaj Milwaukee Bucks 111:100 në ndeshjen e zhvilluar në TD Garden.

Kush tjetër pos Kyrie Irving ishte më i në radhët e Celtics me 32 pikë, ndërsa Al Horford shtoi edhe 20 pikë të tjera në fitoren numër 21 të skuadrës që numëron edhe 4 humbje. Në radhët e Bucks u dallua Gianis Antetokounmpo me plot 40 pikë që njëherësh ishte numri më i madh i pikëve i shënuar nga një lojtar në këtë takim, por të pamjaftueshme për skuadrën që drejtohet nga Jason Kidd.

Fitojnë edhe kampionët në fuqi, Golden State Warriors që mundin 125:115 New Orleans Pelicans në një ndeshje shumë të bukur dhe me rivalitet.

Stephen Curry ishte në natën e tij, duke realizuar 31 pikë, me Warriors që vazhdojnë të mbeten në ndjekje të Houston Rockets, të cilët kryesojnë Konferencën e Perëndimit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email