Cavani: Nuk kam probleme me Neymarin
Arena

Cavani: Nuk kam probleme me Neymarin

19 Shtator 2017 | 14:33

Dy futbollistët e PSG nuk po pajtohen se kush do t’i gjuajë penalltitë.

Në ndeshjen e së dielës ndaj Lyonit të cilën Paris Saint-Germain e fitoi 2:0, Edinson Cavani dhe Neymar patën një mosmarrëveshje se kush do ta gjuante penalltinë.

Uruguaiani nuk ia lejoi brazilianit ta merrte topin dhe vendosi të gjuante vetë, por për fatin e tij të keq portieri kundërshtar e priti atë.

Megjithatë, Cavani thotë se nuk ka probleme me Neymarin dhe se ata të dy e kalojnë shumë mirë, transmeton KosovaPress.

“Këto histori janë të shpikura nga njerëzit. E vërteta është ndryshe dhe krejt normale, gjëra që ndodhin në futboll”, ka thënë Cavani.

“Gjatë një bisede me vëllanë tim kam kuptuar se njerëzit po flasin se kinse unë nuk do ta lejojë askënd t’i gjuajë penalltitë dhe se kam probleme me Neymarin”.

“E vërteta është ndryshe, pasi ne e kalojmë shumë mirë. Neymar sapo ka ardhur në ekip dhe ne do ta ndihmojmë të ambientohet këtu”, ka theksuar uruguaiani.

Neymar është futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi për të PSG i ka paguar Barcelonës 222 milionë euro.

Më të lexuarat

Tribuna

Email