Capello: Conte dhe Mourinho janë çmendur
Arena

Capello: Conte dhe Mourinho janë çmendur

11 Janar 2018 | 15:14

Trajneri italian ka kritikuar sjelljen e dy homologëve të tij.

Debati i nxehtë mes Antonio Contes dhe Jose Mourinhos ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat angleze këto ditë.

Si trajneri i Chelseat ashtu edhe ai i Manchester United nuk kanë kursyer fjalët për të ofenduar njëri tjetrin.

Sipas Fabio Capellos kjo mënyrë e të shprehurit para medieve është e papranueshme për të dy trajnerët dhe ka paralajmëruar Conten që në këto raste Mourinho është shumë inteligjent dhe di si të sulmojë kundërshtarin.

“Më duket se Conte nuk e di se kë e ka përballë”, ka thënë Capello për Sky Sport Italia.

“Të gjithë e kujtojmë Mourinhon duke vrapuar në fushë pas fitoreve të ekipit të tij, por duket se fanella e Chelseat ka një ndikim dhe Conte po bënë po të njëjtat gjëra sikurse ai”.

“Ata duken si të çmendur, kur nuk do ta besoja që do të shkonin kaq larg”.

“Duhet kujtuar që kur kapesh me Mourinhon, duhet bërë kujdes pasi ai është shumë i aftë për situata të këtilla. Ndoshta ai e bënë këtë për të tërhequr vëmendjen nga skuadra e tij”.

“Conte duhet ta dijë që debatet me Mourinhon janë të rrezikshme”, ka përfunduar Capello.

Më të lexuarat

Tribuna

Email