Caceres transferohet te Lazio
Arena

Caceres transferohet te Lazio

09 Janar 2018 | 8:35

Futbollisti uruguaian edhe zyrtarisht është lojtar i Lazios.

Nga e hëna, Martin Caceres është një futbollist i Lazios dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi, menjëherë sapo ekipet italiane të nisin stërvitjet pas pushimit dimëror.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardh-e-kaltër, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se mbrojtësi uruguaian ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimin për një tjetër vit.

Caceres këta gjashtë muaj ka luajtur te Verona, ndërsa gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e Juventusit.

Me ardhjen e Caceres mund të hapen dyert e largimit të mbrojtësit Stefan De Vrij për të cilin po interesohen shumë klube të mëdha evropiane.

Më të lexuarat

Tribuna

Email