Buffon lamtumirë mes lotëve
Arena

Buffon lamtumirë mes lotëve

14 Nëndor 2017 | 13:06

Portieri italian i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren.

I zhgënjyer për dështimin e Italisë, Gigi Buffon shpërtheu në lotë, për humbjen e mundësisë për të luajtur edhe një herë në Kupën e Botës.

Portieri dhe kapiteni i Italisë njoftoi tërheqjen nga kombëtarja italiane, teksa tha se ndihet i qetë, sepse pasuesit e tij janë në lartësinë e duhur.

“Po, kjo ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Doja të luaja edhe një Botëror, por nuk ishte e thënë”, deklaroi pas ndeshjes Buffon.

“Gjithsesi, largohem pishman që dështuam, por me qetësinë se pasuesit e mi, Donnarumma dhe Perin, janë të gatshëm të më zëvendësojnë denjësisht”, tha portieri italian.

Më të lexuarat

Tribuna

Email