Buffon: Këtë nuk e prisja nga Barcelona
Arena

Buffon: Këtë nuk e prisja nga Barcelona

20 Prill 2017 | 9:14

Gianluigi Buffon e ka pranuar se nuk ka pritur që të mbajë portën e zbrazët ndaj Barcelonës
Juventus arriti që të eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 3:0.

Më meritori për këtë ishte Gianluigi Buffon, i cili bëri një ndeshje të madhe në Torino, duke shpëtuar skuadrën pa pranuar gol.

Kjo edhe ka befasuar Buffonin, i cili tha se nuk ka pritur që në dy ndeshje të mos pësoi asnjë gol nga Barcelona.

“Kam menduar se kemi shanse të mira për kualifikim pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë, por sinqerisht nuk kam besuar se edhe në Cam Nou do të mbaj portën të pa prekur. Kundër një skuadre të tillë, ju gjithmonë pritni se do t’i merrni një ose dy gola”, tha Buffon. /Express/

Më të lexuarat

Tribuna

Email