Beyonce me çmim ‘rekord’ për të kënduar në dasmën e Bale
Arena

Beyonce me çmim ‘rekord’ për të kënduar në dasmën e Bale

10 Janar 2018 | 13:19
“The Sun” shkruan se këngëtarja amerikane ka kërkuar hiç më pak se 1.5 milionë euro për të performuar në dasmën e Gareth Bale.

Futbollisti i njohur Gareth Bale ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali dhe kërkon që “ylli” i muzikës pop, Beyonce të këndojë në dasmën e tij.

Ndonëse ende nuk e ka përcaktuar kohën dhe vendin, ai ka menduar fillimisht për muzikën, e cila do të argëtojë të ftuarit.

Pjesë e saj mendohet të jetë edhe këngëtarja Beyonce, jo si e ftuar, por si këngëtare.

“The Sun” shkruan se këngëtarja amerikane ka kërkuar hiç më pak se 1.5 milionë euro për të performuar në dasmën e Gareth Bale, transmeton “SuperSport.al”.

Një vlerë e tillë duket të jetë e përballueshme për futbollistin e Realit, i cili thuhet se ka nisur negocimin me këngëtaren 36-vjeçare.

Më të lexuarat

Tribuna

Email