Benzema humb shpresat për të luajtur në Botëror
Arena

Benzema humb shpresat për të luajtur në Botëror

13 Nëndor 2017 | 15:11

Sulmuesi francez nuk pret të ftohet nga trajneri Didier Deschamps.

Karim Benzema nuk ka luan me kombëtaren e Francës për afro dy vite për shkak të skandalit që ai ishte i përfshirë në lidhje me shantazhin që i është bërë Mathieu Valbuenas për një video incizim.

Sulmuesi i Realit ka humbur shpresat që do të luajë me ‘Gjelat’ përderisa trajner i tyre të jetë trajneri Deschamps, i cili nuk e ka më në plan lojtarin, por Benzema shpreson që diçka të ndryshojë në këtë drejtim.
“Për sa kohë të jetë Deschamps trajner, nuk mund të kthehem në kombëtare”, ka thënë ai për Telefoot.

“Natyrisht se unë ende kam besim për t’u kthyer! Por, kanë kaluar më shumë se dy vite prejse unë kam luajtur për herë të fundit dhe asgjë nuk por ndryshon”.

“Unë kam respekt për Deschamps, ashtu siç më ka respektuar edhe ai mua më parë, por tani ai më ka kthyer shpinën. Nëse ai do që të takohemi dhe të flasim, unë jam i gatshëm për një gjë të tillë”, ka theksuar Benzema.

Më të lexuarat

Tribuna

Email