Benitez e do Casillasin
Arena

Benitez e do Casillasin

06 Dhjetor 2017 | 9:09

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas është i lidhur me transferimin tek Newcastle United.

Sipas mediave britanike, portieri i Porto është objektiv i trajnerit te Newcastle, Rafa Benitez në muajin janar, shkruan KosovaPress.

Casillas ka edhe gjashtë muaj kontratë me portugezët e Portos, por duket se spanjolli do të nis një aventure të re në futbollin evropian qysh në muajin janar, dhe kësaj herë sipas te gjitha gjasave, në Ligën me atraktive në botë, Premier Ligën.

Siç raportohet përveç Newcastle United, 36 vjeçari monitorohet edhe nga West Ham, Arsenal, Liverpool, Burnley dhe Brighton.

Më të lexuarat

Tribuna

Email