BBC në shitje
Arena

BBC në shitje

17 Janar 2018 | 12:01

Real Madridi pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër.

Treshja e famshme e sulmit të Real Madridit, Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo e njohur shkurt edhe si BBC, duket se po luan stinorin e fundit me ‘Los Blancos’.

Ronaldo nuk është i kënaqur me tretmanin që i ka bërë presidenti Florentino Perez duke mos i ofruar zgjatjen e kontratës dhe për këtë arsye kërkon largimin. Bale vazhdon të ketë telashe me lëndime, kurse Benzema është totalisht larg formës së dikurshme.

Në rast të largimit të BBC nga Reali, kampionët e Evropës synojnë të sjellin në skuadër, Robert Lewandowskin, Eden Hazard dhe njërin në mes të Harry Kane dhe Mauro Icardi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email