Barcelona-Juventus dhe Monaco-Dortmund, formacionet e mundshme
Arena

Barcelona-Juventus dhe Monaco-Dortmund, formacionet e mundshme

19 Prill 2017 | 17:08

Me dy ndeshjet e sotme do të kompletohen skuadrat gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Barcelona do të tentojë që ta bëjë një rikthim tjetër sensacional, në ndeshjen e sotme ndaj Juventusit.

Katalanasit duhet ta përmbysin fitoren e ‘Zonjës së Vjetër’ nga ndeshja e parë me rezultatin 3:0, për të shpresuar në kualifikim për gjysmëfinale.

Barcelonës për këtë takim i kthehet i Sergio Busquets që ka qenë i suspenduar, ndërsa i gatshëm për lojë është edhe turku Arda Turan, që ka pasur probleme me lëndimet. Edhe Juve do të jetë e kompletuar për këtë sfidë.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes zhvillohet ndërmjet Monacos dhe Borussia Dortmundit. Skuadra franceze ka një rezultat të favorshëm nga ndeshja e parë, të cilën e ka fituar 3:2 në Signal Iduna Park, raporton KosovaPress.

Barcelona – Juventus

Barcelona: Ter Stegen; Mascherano, Pique, Umtiti; Rakitic, Busquets, Sergi Roberto, Iniesta; Messi, Suarez, Neymar.

Juventus: Buffon; Dani Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Khedira; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain

Monaco – Dortmund

Monaco: Subasic; Toure, Glik, Jemerson, Mendy; Moutinho, Bakayoko; Silva, Lemar; Falcao, Mbappe.

Dortmund: Burki; Piszczek, Papastathopoulos, Bender, Schmelzer; Weigl; Dembele, Castro, Guerreiro, Reus; Aubameyang

Më të lexuarat

Tribuna

Email