Barcelona me gjashtë mungesa ndaj Espanyolit (Foto)
Arena

Barcelona me gjashtë mungesa ndaj Espanyolit (Foto)

09 Shtator 2017 | 7:36

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Espanyolit

Në mesin e 18 të ftuarve është edhe Ousmane Dembele, i cili u transferua nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro.

Në këtë takim Barcelonës do t’i mungojnë Sergi Roberto, Rafinha e Arda Turan për shkak të lëndimit, derisa për arsyeje teknike mungojnë Aleix Vidal, Denis Suárez dhe Vermaelen.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Espanyolit do të luhet nesër nga ora 20:45 në Camp Nou. /Express/

LISTA

Portierët: Ter Stegen dhe Cillessen

Mbrojtësit: Nelson Semedo, Piqué, Mascherano, Alba, Digne dhe Umtiti

Mesfushorët: Rakitic, Sergio Busquets, Iniesta, Paulinho dhe André Gomes

Sulmuesit: Luis Suárez, Messi, Dembélé, Deulofeu dhe Paco Alcácer

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email