Barça dorëzohet për Coutinhon, rrit interesimin për Eriksen
Arena

Barça dorëzohet për Coutinhon, rrit interesimin për Eriksen

06 Dhjetor 2017 | 9:10

Barcelona duket se është e vendosur ta blejë mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

Sipas mediave spanjolle, “Blaugranat” kanë kthyer vëmendjen te Eriksen pasi po zbehen shpresat për ta blerë yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, shkruan KosovaPress.

Gjigantët katalonas tashmë kanë nisur të kontaktojnë agjentët e Eriksen, pasi që transferimi i Coutinhos duket se është i pamundur, të paktën jo deri në verën e ardhshme.

Katalonasit e shohin Eriksenin si një lojtar adekuat që mund ta mbulon Coutinhon. Raportohet se krerët e Barcelonës shumë shpejtë do të nisin negociata me agjentët e ylli te Tottenhamit, të cilin Barcelona synon ta blejë në muajin janar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email