Atletico Madrid i’a vendos çmimin Vrsaljkos
Arena

Atletico Madrid i’a vendos çmimin Vrsaljkos

12 Nëndor 2017 | 13:00

Skuadra që dëshiron transferimin e kroatit duhet të paguajë 18 milionë euro.

Napoli është ekipi më i interesuar për shërbimet e Sime Vrsaljko, pas lëndimit të Faouzi Ghoulam i cili do jetë jashtë fushave të gjelbra për pesë ose gjashtë muaj, raporton KosovaPress.

Sipas mediave italiane, edhe Roma ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit të “Los Rojiblancos”.

Pasi ai nuk po ka vend në formacionin startues të Diego Simeone-s, thuhet se ata kanë vendosur që ta lënë atë të largohet, ndërsa kanë vendosur një çmim prej 18 milionë eurosh.

Vrsaljko ka luajtur në Serie A edhe në të kaluarën për Genoa-n dhe Sassuolo-n.

Më të lexuarat

Tribuna

Email