Arrihet marrëveshje gjigande në mes klubit “Feronikeli” dhe biznesmenit Naser Ramaj
Arena

Arrihet marrëveshje gjigande në mes klubit “Feronikeli” dhe biznesmenit Naser Ramaj

10 Janar 2018 | 18:35

Biznesmeni i njohur nga Drenasi, Naser Ramaj i cili vepron në Mal të Zi ka vendosur ta financoi klubin e tij të zemrës, klubin futbollistik,“Feronikeli” nga Drenasi.

Marrëveshja tashmë është arritur dhe finalizuar kurse Ramaj po qëndron këto ditë në Drenas. Përkrahja e tij ndaj klubit të Ferronikelit kthen shpresën të sportdashësit e Drenasit dhe klubit të Ferronikelit.

Në këtë kohë kur priten ndryshime në klub, tashmë kemi një marrëveshje serioze e cila i jep shpresë këtij klubi dhe përgjithësisht sportit të futbollit në Drenas.

Ndonëse ende nuk dihet shuma e parave që ka ndarë Ramaj për klubin Feronikeli, burimet e DrenicaOnline thonë se mjetet që ka vendosur t’i jep ai janë të mjaftueshme për ta ringritur klubin Feronikeli.

Ditë më parë në Budva të Malt të Zi ku Ramaj po ndërton objektin gjigant afarist/banesor ka qëndruar edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci bashkë me kryesinë e re të klubit të Feronikelit për të kërkuar mbështetje.

Më të lexuarat

Tribuna

Email