Ankth për dëmtimin e Abrashit
Arena

Ankth për dëmtimin e Abrashit

10 Janar 2017 | 10:43

Antkh te Frieburgu por edhe në kombëtaren shqiptare për gjendjen fizike të Amir Abrashit. I dëmtuar në ndeshjen miqësore ndaj Vaduzit në Spanjë, pas një ndërhyrjeje të rëndë të kundërshtarit në kaviljen e djathtë, mesfushori shqiptar është detyruar të largohet nga grumbullimi për t’u kthyer menjëherë në Gjermani për ekzaminime të mëtejshme. Mediat gjermane zbulojnë se këtë të martë, Abrashi do t’i nënshtrohet reoznancës magnetike, e cila do të tregojë shkallën e dëmtimit, percjelle Supersporti.

Ekziston frika e nevojës së ndërhyrjes kirurgjikale, që do të thoshte qëndrim larg fushave të blerta për një kohë të gjatë.

26-vjecari është një element shumë i rëndësishëm për Frieburgun, skuadër që ka zhvilluar një pjesë të parë të sezonit mjaft pozitive. Impenjimi i parë i ekipit të shqiptarit në Bundesligë për 2017-ën është përballje me Bayernin, që me shumë mundësi Abrashi do ta humbasë.

Rezultatet e rezonancës magnetike priten me shumë ankth edhe në kombëtaren shqiptare, për faktin se nje mesfushor i nivelit të Abrashit konsiderohet shumë i rëndësishëm për eliminatoren e 24 marsit me Italianë, që do të zhvillohet në Palermo.

Më të lexuarat

Tribuna

Email