Ancelotti pasardhës i Wenger tek Arsenali
Arena

Ancelotti pasardhës i Wenger tek Arsenali

11 Janar 2018 | 12:38

Mediat në Itali raportojnë për marrëveshje mes trajnerit dhe klubit nga Premier Liga. Carlo Ancelotti në vendin e Arsene Wenger tek Arsenali.

Kështu shkruan Corriere dello Sport, e cila shton që trajneri francez, i cili drejton prej 21-vjetësh “Topçinjtë” do të largohet në fund të sezonit, për t’ia lënë vendin italianit, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë në total 40 milionë euro.

Pronarëve të Arsenalit janë bindur që është koha për largimin e francezit, që për herë të fundit titullin e Premier Ligës e ka fituar në vitin 2004.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Ancelotti drejton një klub në Premier Ligë, pasi më parë ai ka qenë edhe trajner i Chelseat.

Më të lexuarat

Tribuna

Email