Ancelotti “kërcënon” Mullerin
Arena

Ancelotti “kërcënon” Mullerin

09 Shtator 2017 | 7:39

Carlo Ancelotti i ka bërë me dije Thomas Mullerit se duhet të mësohet edhe me bankën rezervë

Trajneri italian, Carlo Ancelotti e kishte lënë Thomas Mullerin në bankën rezervë në fitoren e Bayern Munichut ndaj Werder Bremenit (2:0).

Muller ishte inkuadruar në ndeshje, në minutën e 73-të, në vende të Franck Riberys. Vendimi i italianit është kritikuar në Gjermani, derisa mediat kanë raportuar se Muller mund të largohet nga Bayern Munich.

“Thomas Muller është i aftë, ai është në gjendje të mirë dhe mund të luajë. Falënderoj të gjithë për mendimet e tyre, por nuk kam nevojë për këshilla. Mos u shqetësoi. Thomas Muller është një lojtar i rëndësishëm, por kemi shumë lojtarë të rëndësishëm. E njoh historinë e këtij në klub”, ka deklaruar Ancelotti për gazetarët para ndeshjes me Hoffenheimin.

“Do të ketë rotacione, kështu që Muller do të luajë dhe do të ulet në stol. Çdo lojtar duhet të japë më të mirën, ne e dimë cilësitë që Muller. Ai luajti 73 për qind të ndeshjeve sezonin e kaluar. Unë nuk mund ti garantoj asnjë lojtar vend në ekip. Kjo vlen edhe për Mullerin, dhe askush nuk është vendosur në formacionin fillestar”, ka përfunduar ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email