Alves i kërkon falje Guardiolas
Arena

Alves i kërkon falje Guardiolas

12 Korrik 2017 | 20:22

Dani Alves ka kompletuar transferimin te skuadra franceze, PSG
Mbrojtësi brazilian, Dani Alves ka tradhtuar ish trajnerin e tij Pep Guardiola, me transferimin në PSG, pasi kishte qenë në bisedime edhe me Manchester Cityn.

Alves ka kërkuar falje nëse e ka bërë të ndjehej keq kataluanasin, por tha se kësaj radhe nuk ka mundur ta refuzojë ofertën e parisienëve.

“Nëse Guardiola është ndjerë keq, i kërkojë falje dhe marrë përgjegjësinë për vendimin tim”, tha fillimisht Alves.

“Kam qenë i lidhur me kalimin në PSG edhe dy herë të tjera, kështu që nuk mund të refuzojë edhe herën e tretë”.

Më të lexuarat

Tribuna

Email