Alcantara nuk e përjashton mundësinë të kthehet te Barcelona
Arena

Alcantara nuk e përjashton mundësinë të kthehet te Barcelona

13 Nëndor 2017 | 18:56

Mesfushorit të Bayernit do t’i pëlqente të luante përsëri me katalanasit.

Thiago Alcantara ka refuzuar ta përjashtojë mundësinë e rikthimit në Camp Nou në të ardhmen.

26-vjeçari i është bashkuar kampionëve të Gjermanisë në vitin 2013 për 20 milionë euro dhe deri më tani ka regjistruar afro 150 paraqitje me Bayern Munichun, derisa është pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares së Spanjës, transmeton KosovaPress.

“Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia ime, kam dashuri të madhe si për klubin ashtu edhe për qytetin”, ka thënë Thiago për Catalunya Radio.

“Jam i lumtur te Bayerni dhe nuk mund të them se do të kthehem gjithsesi në Barcelonë, por në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt”.

“Vitin e kaluar kam vazhduar kontratën me Bayernin, por mund të ndodhë që klubi dhe unë të kemi mendime të ndryshme në të ardhmen dhe rrugët tona mund të ndryshojnë”, ka theksuar ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email