Aguero rikthehet në stërvitje, është i gatshëm për lojë
Arena

Aguero rikthehet në stërvitje, është i gatshëm për lojë

13 Tetor 2017 | 10:51

Sergio Aguero ka konfirmuar se është i gatshëm për lojë, pasi ka stërvitur me ekipin e Manchester City-t të enjten.

Argjentinasi kishte thyer një brinjë në një aksident trafiku në Amsterdam para dy javësh, dhe thuhej se do të mungojë një muaj, por ai ka bërë të ditur se është i gatshëm për lojë dhe tani vendimi i përket Pep Guardiolës nëse do ta përfshijë në ekip për ndeshjen ndaj Stoke City apo jo.

“Jam rikthyer në stërvitje, dhe jam i gatshëm për lojë. Nuk e di nëse do të luaj të shtunën, por unë jam stërvitur normalisht, si gjithë të tjerët”, ka thënë Aguero.

Pas kritikave që i janë bërë atij për udhëtimin në Amsterdam pak ditë para ndeshjes me Chelsea-n, 29 vjeçari e ka mbrojtur veten duke thënë se të gjithë lojtarët bëjnë udhëtime të tilla, dhe se ai nuk mund ta parashikonte se një aksident i tillë do të ndodhte.

Manchester City luan ndaj Stoke City të shtunën, në ‘Etihad’.

Më të lexuarat

Tribuna

Email