A frikohet Simeone se gjyqtarët do t’i ndihmojnë Realit?
Arena

A frikohet Simeone se gjyqtarët do t’i ndihmojnë Realit?

01 Maj 2017 | 19:03

Diego Simeone shpreson se gjyqtarët nuk do të jenë protagonistë në ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone shpreson se disa gabime të gjyqtarëve në ndeshjen Real Madrid – Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk do të përsëriten.

Ai tha se më e mira për të dy skuadrat do të ishte që mos të kishte raste të dyshimta.

“Ne e dimë se gjyqtarët nuk e kanë të lehtë, sepse gjatë tërë kohës janë në tension. Por, shpresoj se ata nuk do të vërehen, çka do të ishte më e mira për dy skuadrat”, tha Simeone gjatë konferencës për media.

Ndeshja ndaj Real Madridit dhe Atletico Madridit do të zhvillohet nesër nga ora 20:45 në Santiago Bernabeu

Më të lexuarat

Tribuna

Email