5 shqetësimet e Zidane para ndeshjes me Atleticon (Foto)
Arena

5 shqetësimet e Zidane para ndeshjes me Atleticon (Foto)

01 Maj 2017 | 19:12

Real Madrid për të katërtin vit radhazi takohet me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve, ku në tre rastet e para e ka mposhtur, dy herë në finale
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane shpreson se edhe këtë vit skuadra e tij do të arrij të eliminoi Atleticon, duke arritur finalen e madhe për të dytin vit radhazi.

Sipas AS, Zidane duhet ka pesë probleme për këtë takim, që është më i rëndësishmi i këtij sezoni.

1. 90 minuta përkushtim – Pavarësisht se Real Madridi ka fituar shumë ndeshje këtë edicion në minutat e fundit, ajo edhe ka pranuar gola. Kjo kishte ndodhur në dy ndeshjet vendimtare të La Ligas, ku kishte barazuar 1:1 me Atleticon në Bernabeu, dhe golin që pësoi nga Messi në sekondat e fundit në humbjen 3:2

2. Mos të pranoj gol – Keylor Navas në 35 ndeshje sa ka luajtur këtë sezon ka pranuar gol në 30 prej tyre, çka do të thotë se Reali pranon të paktën një gol në ndeshje

3. Shoku i Ramos – Kapiten Sergio Ramos këtë edicion ka luajtur tërë kohën me bashkëlojtarë të ndryshëm në mbrojtje, për shkak të lëndimeve të Varane dhe Pepe. Në ndeshjet e fundit ia ka dal shumë mirë me Nachon, por tashmë gati është edhe Varane dhe Zidane është në dyshim se me cilin të luaj përkrah kapitenit

4. Treshja e mesfushës – Casemiro, Kroos dhe Modric janë të paprekshëm në mesfushë dhe kjo do të thotë se ata kohë pas kohe ndjejnë lodhje dhe nuk janë në formën e duhur. Ky mund të jetë një shqetësim për francezin para ndeshjes me Atleticon

5. Forma e dobët e Benzemas – Sulmuesi francez këtë edicion ka luajtur shumë, por ka shënuar shumë pak dhe kjo po shqetëson kampin madrilen. Më shqetësuese është se Benzema ka besimin e Zidane, i cili edhe pse po luan dobët, vazhdon të preferoi atë para Alvaro Moratas.

 

zid_1493653560-1811934

Më të lexuarat

Tribuna

Email