Ish-lojtari i Anglisë investon tek Trepça? (VIDEO)
Arena

Ish-lojtari i Anglisë investon tek Trepça? (VIDEO)

19 Maj 2017 | 22:01

Ish reprezentuesi i Anglisë në futboll, Brian Deane, ka ardhur në Kosovë, për të shqyrtuar mundësinë e investimit në klubin e Trepçës, me kërkesë të disa investitorëve anglez.
Drejtori sportiv i skuadrës mitrovicase, Ajet Shosholli, e cilësoi shumë të rëndësishëm këtë bashkpunim, dhe  foli më shumë rreth ardhjës së anglezit në Kosovë, raporton Tribuna Channel.
Deane kishte shënuar golin e parë historik në Premier Ligë, që prej se ky kompeticion mban këtë emër.

Deane zbuloi pse ka zgjedhur pikërisht Trepçën, derisa përmendi edhe yjet tanë si: Celina, Shaqiri, Xhaka, Januzaj etj.

Ai ka luajtur tri ndeshje me Anglinë, kurse ka veshur fanellën e klubeve si: Leicester City, Sheffield United, Leeds United, Sunderland, West Ham etj.

Më të lexuarat

Tribuna

Email